Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të zhvillohet në Gjermani, pas vendimit dënues të ish krereëve të UÇK-së nga Dhomave e Specializuara në Hagë.
Tubimi, i organizuar nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Gjermani, pritet të mbahet të shtunën në Koln HBF, duke nisur nga ora 20:00.
Organizatorët e kanë shoqëruar thirrjen për protestë me mesazhin “Jo në emrin tim!”, ndërsa kanë ftuar komunitetin shqiptar, veçanërisht të rinjtë, që t’i bashkohen tubimit.











