Trendy

Gjykata vendos: Dënohet Princ Valentino Corleone

Para 4 orë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Princ Valentino Corleone duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë pasi iu ricilësua vepra penale në posedim paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, Corleone akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Betimi për Drejtësi.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi dhe anëtarët Gent Beka e Adnan Kamberi.

Corleone u dënua me 1 vit burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në periudhën verifikuese prej 2 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.

Trending