Trendy

“Kush je ti bre me u konsultu me ty?”, Limaj i ashpër me Dhomat e Specializuara për Ligjin për Specialen

Para 8 orë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të rrëzohet, përkundër presioneve dhe përpjekjeve për ta kontestuar atë.

Limaj theksoi se beteja juridike e politike për këtë çështje tashmë ka nisur. Sipas tij, Gjykata Speciale nuk gëzon asnjë kompetencë për të ushtruar kontroll apo ndërhyrje mbi vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës.

 

“Kush e rrëzon? Vullnetin tonë, të 90 vetave a? Kush e rrëzon? Ndërro marrëveshjen. Edhe një herë, Gjykata e Hagës ka kompetenca lëndore, pikë. Juridiksion lëndor. Nuk ka kontroll mbi Parlamentin e Kosovës dhe kurrë Parlamenti i Kosovës nuk duhet me ia dhanë”, u shpreh Limaj.

Ai gjithashtu kritikoi ata që, sipas tij, kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se argumentet politike dhe juridike janë në anën e Kosovës.

 

“Sa i përket pjesës politike, asnjë të drejtë më politike, morale, atyre që na kanë kërkuar me bë Gjykatën nuk iu kanë mbetur. Ata e dinë çka ka ndodhë. Nuk kanë gjë që ata nuk kanë thënë, e që kemi rënë në lajthitje. Krejt argumentet politike dhe juridike janë në anën tonë. Kosova duhet të zotohet për ta ruajtur drejtësinë”, deklaroi ai.

 

Limaj kritikoi edhe qëndrimet e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar si arrogancë mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja e konsultimit për Ligjin me institucionet e Kosovës.

Trending