Trendy

Aksioni ndërkombëtar “Trigger X”, për dy javë Interpoli kreu 35 kontrolle në Maqedoni

Para 2 orë

Për më pak se një muaj, Interpoli ka konfiskuar në Maqedoni 27 armë, 604 copë municion, 10 mjete shpërthyese dhe mina, tri pushkë gjuetie, një pushkë pneumatike dhe 128 fishekë gjuetie. Konfiskimi është realizuar në të aksionit ndërkombëtar operacional „TRIGGER X“,gjatë periudhës nga 22 qershori deri më 5 korrik të këtij viti. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, aksioni ka përfshirë 35 kontrolle dhe bastisje, ndërsa në pikat kufitare janë arrestuar dy persona.

Ministria e Punëve Brendshme

“Në kuadër të aktiviteteve operative janë kryer kontrolle dhe verifikime ndaj 548 personave të përzgjedhur dhe 382 automjeteve, përfshirë automjete për transport udhëtarësh dhe mallrash, si dhe rimorkio. Gjithashtu, Departamenti për Analizë Kriminalistike dhe Inteligjente pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë kryer kontrolle në bazat e brendshme të të dhënave për më shumë se 500 persona dhe 300 automjete”.

Nga MPB shtuan se, në Shkup dhe Manastir janë kryer edhe katër kontrolle të jashtëzakonshme në klube qitjeje dhe dy kontrolle të jashtëzakonshme në poligone civile qitjeje. Gjatë një kontrolli në një klub qitjeje në Prilep janë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një revolver.

Ministria e Punëve Brendshme

“Pjesëmarrja në aksione të tilla ndërkombëtare operative përbën një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, shkëmbimin e informacioneve dhe veprimin e koordinuar në luftën kundër tregtisë së paligjshme të armëve dhe kriminalitetit ndërkufitar”.

MPB më tej ka theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në përmirësimin e sigurisë dhe parandalimin e qarkullimit të paligjshëm të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese. /SHENJA/

Trending