Media britanike artikull për Aleks Vishën: Krimineli i paturp që “mburret” në Tik Tok për drogën

Autori

Autori

Portali Tetova

April 15, 2024, 09:04

Një tjetër artikull në mediat britanike që lidhet me drogën, por edhe shqiptarët. Kësaj here, për Aleks Vishën, personazh i njohur në rrjetin social Tik-Tok vitet e fundit.
“Express Uk” shkruan se i ashtuquajturi “Mbreti i Tik Tok-ut”, Aleks Visha, del hapur në rrjetet sociale duke folur për “perandorinë e tij të drogës”.

VIDEO

Në një video të bërë publike në Instagram, Aleks flet me persona të tjerë të njohur në Ballkan për numrin e ‘fermave të barit’ që ai zotëron në Angli.
“Unë prodhoj 1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj”, thotë ai në rrjetet e tij sociale ku nuk mungojnë as sharjet.

Duhet theksuar se Visha ndiqet nga një numër i lartë njerëzish në rrjetet sociale.
Në video të tjera që kemi arritur të gjejmë, Aleks fton vëllanë e tij Dor për të festuar “korrjen” e bimëve të kanabisit në Britaninë e Madhe. Dyshja shihen duke qeshur duke thënë “bëj gati birrat“, ndërkohë që shprehen të shqetësuar për cilësinë e drogës. Në një tjetër story në Instagram ai shihet duke ndjekur punën në një prej fermave të tij të kanabisit.

Në vitin 2022, Daily Mail publikoi disa pjesë të shkëputura nga live stream-i i Aleks në Instagram, ku ai e thotë hapur se e “urren Britaninë dhe policinë e saj.”

Përpos faktit që ai del e flet hapur për punën e tij të jashtëligjshme, “Express” ka mësuar se ai është futur në Britani disa herë, fakt i dokumentuar përmes fotove që ai vetë ka bërë publike nga aeroporti i Luton, Leicester apo Londra.

Instagram dhe Tik Tok ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj llogarisë së Aleks Vishës, që kur janë vënë në dijeni për rastin. Ne po ashtu kemi ndarë detaje me Agjencinë Kombëtare të Krimeve e cila u përgjigj duke theksuar se “po ndjek me vëmendje çdo grup kriminal që paraqet rrezik për sigurinë dhe ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne po punojmë me partnerët shqiptarë dhe jo vetëm, për të kuptuar kërcënimin, për të identifikuar të dyshuarit e rrezikshëm apo grupet nën hetim dhe të mbrojmë Anglinë nga krimi i organizuar”, shtoi më tej Agjencia.

“Home Office” nuk ka dhënë ende një përgjigjie për personin në fjalë, por ka një konstatim të përgjithshëm për fenomenin.

“Autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë sëbashku për t’u hequr sa më shpejt lejen e qëndrimit në Angli të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të tilla.”/tvklan/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA