Lajme

Ibrahimi: Kur pushteti shpirtëror i nënshtrohet Faraonit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 15, 2024, 09:04

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një reagim të publikuar sot në rrjetin social facebook, ka shprehur shqetësimin e tij nga fotoja e publikuar ditë më parë ku shihej se si një hoxhë ia puthte dorën kandidatit presidencial të Frontit Europian. Për më shumë, lexojeni postimin e plotë!

Puthadorizmi si dukuri

Pamja e hoxhës që ia puth dorën politikanit të pushtetit duhet të shihet përtej emrave të përveçëm dhe, madje, edhe përtej fushatës zgjedhore.
Ajo duhet kundruar si dramë mes përfaqësuesit të pushtetit qiellor dhe atij të pushtetit tokësor ose, me terma konkretë, kjo është një dramë mes ulemave (klerit) me çallmë dhe pushtetit politik, që flet më shumë për gjendjen e përgjithshme të këtyre roleve në shoqërinë tonë.

Në të vërtetë, puthadorizmi nuk flet keq vetëm për ata që e puthin dorën e pushtetit, por më keq flet për pushtetarët që lejojnë që hoxha (kleri) t’ua puthë dorën dhe, duke e publikuar atë çast, krekosen me atë pamje të pështirë.

Kur politikanët dikur ua puthnin dorën hoxhallarëve, kjo nënkuptonte respekt për dijen, moralin dhe përshpirtshmërinë e hoxhallarëve. Figurativisht, ashtu pushteti tokësor i nënshtrohej pushtetit qiellor.
Kur hoxhallarët sot ua puthin dorën politikanëve, kjo flet për servilizmin e hoxhallarëve ndaj pushtetit. Figurativisht, ashtu pushteti qiellor i nënshtrohet pushtetit tokësor.
Kur politikanët lejojnë që hoxhallarët t’ua puthin dorën, kjo flet për kulmin e arrogancës dhe prepotencës nga pushteti që i ka dehur. Figurativisht, ashtu shfaqet dukuria e faraonizmit – kur pushteti i thotë vetes se “unë jam zoti”.
Kur politikani i pushtetit lejon që hoxha t’ia puthë dorën, kjo është mesazh se ai e ka nënshtruar ose synon ta nënshtrojë klasën e ulemave (hoxhallarëve) ndaj pushtetit të tij. Figurativisht, ai është mesazh se pushteti politik e ka nënshtruar shpirtin e njeriut, madje edhe pushtetin qiellor.

Natyrisht, puthadorizmi nuk shprehet vetëm fizikisht – kur dikush ia puth dorën dikujt, por ka edhe trajta të tjera, që fizikisht manifestohen ndryshe, por që e kanë kuptimin e njëjtë.

Kur këto role janë përmbysur, është fare lehtë ta kuptojmë se pse jeta jonë është e përmbysur për më shumë se dy dekada.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike