Maqedoni

Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida

October 4, 2024, 03:10

Viti që vjen do të ketë sfida, por Maqedonia e Veriut e ka SHBA-në përkrahës dhe partner të madh. Kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler, e pyetur se për çfarë bashkëpunimi konkret pritet mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë, që do të ndihmojnë vendin tonë në rrugën drejtë antarsimit në BE. Ajo vetëm tha se bëhet fjalë për shumë fusha, në të cilat është e nevojshme zgjerimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe RMV-së.

Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Shkup

“Nuk ka ndonjë vlerë konkrete për të cilën është diskutua. Janë disa nevoja dhe disa fusha në të cilat duhet të punohet dhe përshkak se ne tashmë bashkëpunojmë në një pjesë të madhe të tyre, me siguri do të punohet në atë që të zgjerohet bashkëpunimi që veçmë e kemi. Vitin që vjen kemi vërtetë shumë qëllime që duhet të plotësohen dhe sfida edhe për Ministrinë Mbrojtjes edhe për shtabin gjeneral. Kështu që ju do të kenë përkrahësin më të madh dhe prtnerin, SHBA-në”.

Ndërkaq, sa i përket rrugës eurointegruese të vendit, kërkesës së kryetarit të LSDM-së për seancë të mbyllur parlamentare për të kuptuar planet e ardhshme të qeverisë në këtë drejtim, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se do ta mendojnë dhe do të kenë shpejtë një qëndrim për këtë kërkesë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Shikoni, edhe Venko Filipçe duhet të thotë diçka. Ai ka zgjedhur ta thotë këtë. Në rregull, do ta analizojmë këtë propozim të zotri Filipçes dhe shpejt do të japim një qëndrim konkret për këtë”.

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, i ka bërë thirrje Mickoskit që ta caktojnë një seancë të mbyllur në Kuvend, në të cilën do të shpalosen planet e ardhshme për antarsim në BE. Në qoftë se nuk ndodh kjo, Filipçe u shpreh se grupi parlamentar i LSDM-së do të inicioj seancë në të cilën grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe e gjithë shumica parlamentare të tregojnë se a kanë plane dhe çfarë janë ato për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler