Ajdari: Mbi 20 deputetë, deri në 30 deputetë / Saranda Imeri nga VLEN: Kjo është një ëndërr e bukur

Para 1 vit

Rina Ajdari në “Daily Click” në TV21 është shprehur se realisht presin rreth 20 deputet.

“Realisht mbi 20 deputet që të mos më kapni për fjale, e sa do të jetë mund të variojë deri në 30”, tha Ajdari.

Nga ana tjetër ka replikuar Saranda Imeri nga VLEN duke theksuar se kjo është një ëndërr e bukur.

“Kjo është një ëndërr e bukur, mendoj se edhe në ëndrrën më të bukur nuk do të mund të realizohet”, u shpreh Imeri në TV21.