Maqedoni

Arriti kësti i parë nga BE-ja, Murtezani: Janë transferuar 52.4 milionë euro nga plani për rritje

March 24, 2025, 02:03

Maqedonia mori këstin e parë në vlerë prej 52.4 miliona euro nga parafinancimi në suaza të Instrumentit për reforma dhe rritje nga BE për vendin. Kjo në fakt është 7% nga vlera e përgjithshme e mbështetjes financiare nga BE në vlerë prej 750 miliona eurove dhe praktikisht kjo është paradhënie për zbatimin e reformave. Ministri për eurointegrime, Orhan Murtezani, tha se Maqedonia është vendi i parë në rajon që i ka marrë këto mjete.

“Nga këto 52 miliona euro, 24.4 tashmë janë në xhirollogarinë e Ministrisë së financave, në Bankën Popullore. Informacionin ma ka konfirmuar guvernatorja. 15 milionë euro që janë grante drejtpërdrejtë janë transferuar në WBF ndërsa pjesa tjetër prej 13 miliona eurove që janë për projekte, por megjithatë janë huamarrje, janë në procedurë të pagesës nga Komisioni Europian”, tha Orhan Murtezani, ministër për Eurointegrime.

Por çka nëse nuk plotësohen reformat e kërkuara. Murtezani thotë se në atë rast do të kemi periudhë shtesë për plotësimin e obligimeve.

“Sipas rregullativës nëse ne nuk arrijmë të zbatojmë një reformë të caktuar deri në qershor, kjo do të thotë se nga qershori hyn në fuqi periudha nga 12 muaj shtesë. Gjatë këtyre 12 muajve shtesë ne do të duhet t’i mbarojmë të gjitha detyrat. Megjithatë gjithçka që prolongohet, përkatësisht që hyn në periudhë grejs do të thotë se të gjitha reformat aktuale që nuk janë zbatuar dhe reformat e ardhshme që do të vijojnë do të duhet të grumbullohen deri në fund”, pohoi Orhan Murtezani, ministër për Eurointegrime.

BE në tetor të vitit të kaluar siguroi përkrahje financiare për vendin tonë me lartësi prej mbi 215 milionë eurove mjete të pakthyeshme dhe mbi 535 milionë euro përkrahje si huamarrje.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore
IMG_2630
Fundjava e zgjatur, qytetarët ia mësyjnë Kosovës! Numër i shtuar i veturave në pikën kufitare “Bllacë”
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit