Maqedoni

Azizi: BDI nënçmon gazetarët dhe oponionistët vendas, gjuan miliona tek ata në Kosovë e Shqipëri!

Autori

Autori

Portali Tetova

March 23, 2024, 07:03

Shkruan: Adnan Azizi

BDI me paratë e qytetarëve paguan gazetarë e media në Kosovë që ta lavdërojnë, pasi ka frikë nga mediat dhe gazetarët në Maqedoni, andaj mundohet ti nënçmojë e poshtërojë!

BDI po shpenzon mliona eruro, para nga taksat e qytetarëve për të korruptuar analistë dhe gazetarë nga Kosova e Shqipëria, për të blerë mediumet vendore, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë nga humbja katastrofale që do i ndodh më 8 maj. E kjo ndodh kur “Hesapi i shtëpisë nuk të del në Pazar”!

Paniku i BDI-së është tepër i madh, saqë ka pronësuar dhjetëra portale, televizione, ka angazhuar qindra gazetarë e analistë për të punuar në mediumet e paguara nga BDI, të cilat përsëri nuk arrin efekt në opinion, pasi siç thotë një fjalë e urtë “Populli ta lexon letrën në xhep” dhe çdo ditë e më tepër ua dërgon mesazhin se “kot e keni, nuk e hamë më çorbën tuaj që e gatuani për 22 vite”.

Për këtë arsye, nuk ju ndihmojnë jo vetëm media dhe gazetarët nga Kosova e Shqipëria, por sikur edhe nga e gjithë bota ti mblidhni.

Aq poshtë keni rënë, saqë po i nënçmoni të gjitha mendiat shqiptare në vend, po i nënçmoni dhe po i përbuzni të gjithë gazetarët shqiptarë në Maqedoni, duke dashur tu thoni se “Ju nuk dini, nuk jeni të aftë, andaj ne do të sjellim ‘gazetarë’ e ‘media’ nga Kosova e Shqipëria”!

Po arsyeja pse po mundoheni ti nënçmoni dhe nuk mund të përballeni me televizionet, gazetarët dhe mediat online në vendit është fakti se ata ua dinë të gjitha të bëmat, krimet, tenderët dhe mënyrën se si jeni pasuruar. E kur do ua kujtojnë këtë në publik nuk do u vijë mirë, do u djegi dhe do u demaskojnë.

Vetëm kjo është arsyeja pse keni mbeldhur të gjithë grupën e gazetarëve dhe analistëve me pagesë nga Kosova e Shqipëria për të bërë fushatë për BDI-në në Maqedoni e për tu nxjerrë fitues. Keni mbledhur mediat, gazetarët dhe analistët më të padëshiruar në mbarë shqiptarinë, tek të cilët derdhni shuma milionëshe, për të larë mendjen e qytetarëve.

Por keni bërë gabim shumë të madh, sepse keni dështuar që në fillim. Ju po mundoheni të fitoni me ata të cilët, po paguhen vazhdimisht nga kundërshtarët politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por të cilët vazhdimisht kanë dështuar, pasi janë figura që shfaqin milionat e derdhura tek to nga politikanët e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë e që irritojnë së tepërmi qytetarët shqiptarë. Andaj sa më shumë këto media, gazetarë e analistë kritikonin Albin Kurtin, aq më tepër ai fitonte mbështetjen e popullit. Këta janë ata të cilët duke e sharë Albinin, ai arriti fitoren historike me mbështetje prej 51% në Kosovë.

Edhe këtu në Maqedoni, me argatët që po bëjnë monologe demode, duke i thurur lavde BDI-së, vetëm se ja rrisni fitoren opozitës. Ndërsa Juve shumë shpejtë do ju dalë në shesh harxhimi i parave të qytetarëve në harram.

Sa keq që nuk mund të sillni edhe votues nga Kosova e Shqipëria!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit

Më shumë nga kategoria

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_7077
Me sharrë motorike kishte kërcënuar gruan e tij, ngritet kallëzim penal ndaj 63-vjeçarit nga Gostivari
IMG_7074
IMG_7071
Publikohen Çmimet e Biletave të Skijimit për Sezonin 2024/25 në Ski Center "Kodra e Diellit"
IMG_7066
MPB po kryen bastisje në zyrat e Këshillit Gjyqësor
IMG_7065
Vendimi i kushtetueses, Siljanovska: Nuk e kuptoj qasjen e gjykatësve shqiptar
IMG_7060
“Shumë ka qenë si person arrogant” – Ja çfarë thonë qytetarët për Artan Grubin