Trendy

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Para 4 orë

Deputeti Adnan Azizi ka zhvilluar sot një vizitë ngushëllimi në Ambasadën e Shtetit të Katarit në Shkup, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Emirit të Shtetit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.

Përmes një postimi, Azizi bëri të ditur se, në emrin e tij personal dhe në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Lindjes së Mesme dhe Gjirit Arab, i ka përcjellë ambasadorit dhe përfaqësuesve të Ambasadës ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje.

Ai theksoi se gjatë vizitës ka shprehur respektin dhe vlerësimin për kontributin e jashtëzakonshëm të ish-Emirit në zhvillimin e Shtetit të Katarit, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.

Në fund të mesazhit, Azizi uroi që i ndjeri të prehet në paqe, ndërsa familjes mbretërore, institucioneve të Shtetit të Katarit dhe popullit katarian u shprehu solidaritetin dhe ngushëllimet më të thella në këto momente zie.

Trending