akuza të ashpra ndaj BDI-së, duke vlerësuar se veprimet e saj politike ndër vite kanë qenë në favor të interesave serbe dhe në dëm të interesave kombëtare shqiptare, percjell Zyrtare.
Në një reagim publik, Azizi ka theksuar se “veprat flasin më shumë se parullat”, duke përmendur një sërë veprimesh që sipas tij dëshmojnë këtë qasje. Ai ka përmendur mbështetjen ndaj nismës Ballkani i Hapur, të cilën e cilësoi si kundër qëndrimeve të Kosovo dhe në favor të zgjerimit të ndikimit serb në rajon.
Azizi ka rikujtuar edhe takimet e shpeshta të Ali Ahmeti me Aleksandar Vučić gjatë vizitave të këtij të fundit në Maqedoninë e Veriut, si dhe faktin që ish-ministri i Jashtëm Bujar Osmani, sipas tij, ka zhvilluar 11 vizita në Serbi dhe asnjë në Kosovë.
Mes tjerash, deputeti i VLEN-it ka kritikuar edhe planin 9-pikësh të Osmanit gjatë krizës në veri të Kosovës, duke pretenduar se ai kërkonte tërheqjen e Policisë së Kosovës nga Banjska në një kohë kur, sipas tij, në zonë vepronin grupet e armatosura të lidhura me Milan Radoičić.
Azizi ka përmendur gjithashtu zyrtarizimin e gjuhës serbe në Kumanovë, duke argumentuar se kjo ndodhi në një komunë ku serbët përbëjnë rreth 6 për qind të popullsisë, ndërsa shqiptarët kanë luftuar për dekada për të drejtat e tyre gjuhësore.
“Këto nuk janë akuza, por veprime konkrete politike të ndodhura në kohën kur BDI përfaqësonte shqiptarët në qeveri”, ka deklaruar Azizi.
Ai ka shtuar se është e vështirë të gjendet në historinë e pluralizmit shqiptar një seri më e gjatë veprimesh që, sipas tij, kanë favorizuar interesat serbe dhe kanë dëmtuar interesat shqiptare sesa ato të realizuara nga drejtuesit e BDI-së.
Në fund, Azizi ka theksuar se patriotizmi nuk dëshmohet me slogane, uniforma apo kujtime lufte, por me vendime politike që i shërbejnë interesave kombëtare./Zyrtare/










