Maqedoni

BDI-ja firmos deklaratë për veting brenda partisë, synon llogaridhënie / Mickoski: BDI-ja parti tenderësh

February 27, 2025, 12:02

Opozitarja BDI në krye me Ali Ahmetin gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar një̈ deklaratë në përputhje me Strategjinë̈ e SHBA kundër korrupsionit, që sipas partisë është angazhim në kuadër të premtimit të saj për veting brenda partisë. BDI, sipas njoftimit zyrtar synon të frenojë financimin e paligjshëm, të mbajë përgjegjës zyrtarët e korruptuar, të rrit llogaridhënien brenda institucioneve, por edhe të mbështesë masat për hetimin e funksionarëve partiak të korruptuar dhe zyrtarëve publik jashtë vendit.

“Kryetari Ali Ahmeti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organi më i lartë partiak ndërmjet kongreseve, shpalli sot përkushtimin e palëkundur për reformën partiake, duke theksuar rëndësinë̈ e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit brenda radhëve të saj”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndërkohë që BDI nënshkruan deklarata antikorrupsioni, kryeministri Hristijan Mickoski e quan atë parti të tenderëve. Në lidhje me akuzat e integristëve për nënçmimin e shqiptarëve, Mickoski thotë se në vitet kur kanë qenë në pushtet, nuk kanë bërë zë.

“Nëse kthehem mbrapa në vitin 2008, 2011 dhe 2014, nëse kthehem në atë kohë dhe bëj projektim të sjelljes së BDI-së, atëherë do të isha shumë i gëzuar tani koalicioni VLEN të sillej si BDI atëherë kur bëhet fjalë për këto tema, pasi atëherë BDI ishte grup pacifist dhe jo mbështetës të ashpër… Domethënë nuk kanë luftuar për të drejtat, thoni? Po aq ishin të qetë, të heshtur, ndonjëherë u interesonte ndonjë tender, çfarë mund të rregullojnë e kështu me radhë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministë.

Paraprakisht, Televizioni Alsat i parashtroi BDI-së dhjetë pyetje në lidhje me procesin e paralajmëruar të vetingut, megjithatë, integristët nuk u përgjigjën. Ahmeti, ndër vite po kërkon veting të funksionarëve, megjithatë gjatë kohës së pushtetit të tij 22-vjeçar nuk e zbatoi një proces të tillë. Në dy vitet e fundit, BDI-së dy funksionarë të lartë partiak i janë futur në listën e zezë të SHBA-së, pikërisht për korrupsion. Konkretisht, Ramiz Merko dhe ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, për të cilin madje në njoftimin zyrtar të SHBA-së, thuhet se ka marrë ryshfet për ta shpëtuar nga burgu ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov. Grubi ndodhet në arrati mbi akuzat për korrupsion, ndërsa ndaj Merkos udhëhiqen disa akuza për shpërdorim me detyrën zyrtare. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh