Lajme

BDI në krizë: Tubimi i Ahmetit pa mbështetjen e Çairit

February 27, 2025, 10:02

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dikur një forcë dominuese në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tani po përballet me vështirësi për të mbushur edhe sallat më të vogla. Në mungesë të një përkrahjeje të natyrshme, partia ka bërë thirrje nga të gjitha qytetet që ta mirëpresin liderin e saj, Ali Ahmeti, në një tubim të quajtur “mbledhje me popullin” në sallën e Operës dhe Baletit në Shkup.

Një sinjal i qartë i rënies së ndikimit të BDI-së erdhi nga Çairi – bastioni i saj kryesor, i cili kësaj here nuk iu përgjigj si pritej. Për të shmangur turpin e një salle të zbrazët, partia u detyrua të sjellë njerëz nga qytete të tjera, duke u përpjekur të krijojë iluzionin e një mbështetjeje të madhe.

Rënia e mbështetjes për BDI-në nuk është e rastësishme. Përveç goditjes së madhe me vendosjen e ish-kryeministrit nga radhët e saj, Artan Grubi, në listën e zezë të SHBA-së, pakënaqësia në rritje buron edhe nga mospërfillja e figurave të reja dhe mungesa e reformave të vërteta brenda partisë. Ali Ahmeti vazhdon ta mbajë peng BDI-në me të njëjtat figura të korruptuara dhe të shpenzuara politikisht, duke injoruar kërkesat për ndryshim dhe për një qasje të re.

Ndërkohë, në skenën politike të Shkupit ka ndodhur një ndryshim i dukshëm. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit dhe koalicioni VLEN kanë betonuar pozicionin e tyre si forca më e madhe politike në kryeqytet, veçanërisht në Çair, duke e lënë BDI-në të përballet me realitetin e humbjes së mbështetjes popullore.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh