Uncategorized

BDI-së, AAA dhe ASh “fajtorë” për shfuqizimin e balancuesit? (video)

October 12, 2024, 05:10

Ish-Ministri i Administratës, Admirim Aliti, që vinte nga radhët e Alternativës, thotë se versioni final i Strategjisë për Reforma në Administratën publike 2023-2030, ku shkruhej se mekanizmi Balancues më nuk është i nevojshëm, është miratuar nga Qeveria në korrik 2023 kur Alternativa më nuk ishte më pjesë e Qeverisë, por siç shprehet, ishin ministra të BDI-së dhe të tjerë. Shton se draft-version që figuron në ENER në shkurt 2023, pra në kohën kur ai ka qenë në detyrën e ministrit, është përmbledhje e kërkesave të ekspertëve, por kryesisht edhe të LSDM-së e cila hapur rekomandonte heqjen e Balancuesit.

Nga ana tjetër unë kam qenë që duhet patjetër të kemi balancues ose një mekanizëm edhe më të mirë se Balancuesi, këtu kemi nënkuptuar moskeqpëdorimin e Balancuesit, këtu BDI-ja d.m.th. gjatë fazës kur unë kam qenë, kanë qenë neutral, as kah LSDM-ja as kah qëndrimi ynë. Prandaj nuk do të kisha dashur që ne të diskutojmë shumë për draftet, se draftet janë më shumë mendime të ekspertëve, por duhet të flasim për qëndrimet dhe për aktin final, e akti final është në korrik të 2023-tës, kur kjo Strategji është votuar nga BDI-ja, ku fatkeqësisht e kemi situatën që rekomandohet largimi i Balancuesit, pa rekomanduar se me çka do të zëvendësohet i njëjti, kishte theksuar Admirim Aliti, ish ministër i Administratës.


Duke u nisur nga kjo që pohon Aliti, TV21 në faqen zyrtare të Ministrisë së Administratës, gjeti këtë dokument me titull “Strategjia për reforma në administratën publike” dhe që mban pikërisht periudhën kohore “korrik 2023”. Edhe këtu, njëjtë si në draft-verisionin e shkurtit 2023, shkruan se “kapërcehet nga njëra anë nevoja e aplikimit të mjetit të quajtur “balancues”, i cili në praktikë shkakton abuzime të shumta dhe nga ana tjetër mbetet zbatimi i parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të anëtarëve të bashkësive”.
Në këtë periudhë Alternativa tashmë kishte dalë nga Qeveria. BDI-ja vazhdonte të kishte ministrat e saj në Qeveri, ndërsa pjesë e ekzekutivit u pat bërë edhe Aleanca për Shqiptarët, atëkohë e bashkuar, e ministër i Administratës ishte Azir Aliu, tash pjesë e krahut të Taravarit në VLEN. TV21 i kërkoi qëndrim Aliut, por nuk morëm asnjë përgjigje në pyetjen nëse ai i kishte dhënë “OK” kësaj Strategjia dhe rreth qëndrimit të partnerëve qeverisës në atë kohë, përfshirë BDI-në.

Kur jemi tek BDI, kur gazetarët dje e pyetën ish-deputeten Arta Bilalli-Zendeli se pse BDI-ja e ka lejuar strategjinë të kalojë në Qeveri, shmangu të flasë për “dritën jeshile” që ka marrë Strategjia në Qeveri, duke vënë theksin te Kuvendi, në të cilin sipas saj Strategjia që parasheh heqjen e Balancuesit nuk është miratuar.
D.m.th. ne nuk mund të themi se është miratuar aty ku nuk mund të miratohet, ajo duhej të miratohet në Kuvend. BDI e ka kundërshtuar fuqishëm gjithmonë zhbërjen e përfaqësimit të drejtë dhe zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe si provë për këtë është edhe vetë fakti se ligjet që kanë ardhur, edhe pas propozimit të asaj strategjie në Kuvend të cilat fillimisht kanë kaluar në Qeveri ku ka qenë BDI, kanë qenë ligje me dispozitat e të cilave gjendet përfaqësimi i drejtë dhe adekua, tha Arta Bilalli-Zendeli, BDI.

Nga krejt këto del se në kohën që është përpiluar Strategjia ku parashihej shfuqizimi i Balancuesit, kur është dorëzuar në ENER si draft-version, e më pas edhe është miratuar në Qeveri, të gjithë kanë qenë pjesë e ekzekutivit, si BDI-ja, po ashtu në periudha të ndryshme edhe Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler