Gostivarit dhe botës akademike shqiptare i shtohet edhe një magjistër i shkencave juridike.
Bëhet fjalë për Besar Ameti nga fshati Çegrani i Gostivarit, i cili është magjistri i ri i shkencave jurdike që i shtohet profesionistëve të kësaj sfere nga qyteti i Gostivarit.
Ai ka magjistruar këto ditë në një ndër universitetet më prestigjioze botërore, në Universitetin e Cyrihut në Zvicër.
Ameti ka mbrojtur me rezultate të larta temën e masterit: “Koncepti i informacionit të së drejtës aksionare në ligjin e ri – Revizioni i së drejtës aksionare të vitit 2020”.
Besar Ameti ka magjistruar pranë Fakuktetit të Shkencave Juridike në drejtimin e të drejtës aksionare.
Ndryshe, Besar Ameti jeton dhe vepron në Zvicër. /Tv Globi
