Trendy

Dënim me burg të përjetshëm për “vrasësi serik” nga Staro Negoriçani

Para 1 orë

Gjykata Themelore në Kumanovë dënoi 25-vjeçarin Trajçe Bojkovski nga Staro Nagoriçane me burgim të përjetshëm, duke e shpallur fajtor për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje të grave.

 

Bojkovski u dënua për vrasjen e Stançe Karovskës, Janka Antevskës, Marija Marinkovskës dhe Mira Stankovskës. Sipas akuzave, krimet u kryen në periudhën nga janari 2025 deri në shkurt 2026, dhe viktimat ishin kryesisht gra të moshuara dhe të pafuqishme që jetonin vetëm.

 

Vrasja e parë ndodhi natën midis 5 dhe 6 janarit 2025 në fshatin Kleçovcë, ndërsa e dyta u krye në periudhën nga 5 deri në 7 qershor të të njëjtit vit në fshatin Dragomance.

 

Në rast janë përfshirë edhe dy tentim vrasje në fshatin Çellope. E para ka ndodhur më 22 korrik në vitin 2025, kur gruja ka arritur të kërkojë ndihmë dhe ndaloi sulmuesin. Tentimi i dytë, sipas Prokurorisë, ndodhi më 9 shkurt 2026, kur Bogojevski hoqi dorë nga qëllimi dhe iku nga vendi i ngjarjes

Trending