“Dërgoi projektin me e-mail privat”, Mickoski tregon se pse qeveria nuk iu ndau para komunave të Sarajit, Tearcës dhe Strumicës

Para 6 muaj

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se komunave që u janë refuzuar projektet që do të financohen me para nga kredia hungareze, do të mund të aplikojnë sërish deri më 15 nëntor, përcjell TV21. Mickoski tregoi se pse i janë refuzuar projektet komunave të Sarajit, Tearcës dhe Strumicës.

“Komuna e Strumicës nuk mori sepse konkurroi me projekt që tashmë ka filluar, projekt që tashmë ka realizues. që vijon. Dhe apeloj deri te udhëheqësia e komunës së Strumicës ta shfrytëzojë mundësinë deri më 15 nëntor të dorëzojë projekte të reja që do të mund t’i financojmë. Më tej komuna e Tearcës që ka dorëzuar projekte përmes e-mail adresës private. I bëj thirrje kryetarit që të veprojë si të gjithë 79 kryetarët e tjerë, ka mënyrë se si bëhet kjo. Kemi dokumentacion të pakompletuar nga komuna e Sarajit, pres që deri më 10-15 nëntor të rregullohet edhe kjo. Bëhet fjalë për infrastrukturë rrugore në një vendbanim, mendoj se është Llaskarca dhe plus një ujësjellës”, tha Mickoski./tv21.tv