Kuriozitet

Disa nga përfitimet shëndetësore që vijnë nga agjërimi

February 24, 2025, 04:02

Muaji i Ramazanit është një periudhë e veçantë dhe e shenjtë për besimtarët myslimanë, e cila shënon një kohë reflektimi.

Gjatë këtij muaji, myslimanët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit. Ky muaj gjithashtu është një mundësi për të përforcuar vetëdisiplinën e për të praktikuar durimin.

Por jo vetëm në aspektin emocional, agjërimi mund të ketë edhe ndikime pozitive në shëndetin dhe mirëqenien tuaj; por cilat janë ato dobi shëndetësore? Më poshtë kemi listuar disa prej tyre.

Rregullon kolesterolin e keq

Shumë njerëz synojnë të humbin pak peshë duke agjëruar. Megjithatë, një studim i fundit zbuloi se agjërimi ndikon në ‘profilin e lipideve’ (sasinë e kolesterolit). Kështu, kjo ndikon në uljen e kolesterolit në gjak, i cili mund të mbajë larg sulmet në zemër, goditjet në tru dhe sëmundje të tjera.

Zvogëlon oreksin

Respektimi i Ramazanit dhe agjërimi i jep stilit të jetesës dhe sistemit tuaj të tretjes një kthesë pozitive. Ndërsa trupi juaj mësohet të hajë më pak, sistemi juaj tretës ka një shans për të pushuar dhe stomaku juaj gradualisht zvogëlohet në madhësi. Kjo zvogëlon oreksin tuaj dhe rezultatet mund të zgjasin më shumë se shumë dieta në trend.

Pastrohet organizmi i juaj

Agjërimi jo vetëm që përdor rezervat tuaja të yndyrës, por gjithashtu pastron trupin tuaj nga toksinat e dëmshme që mund të jenë të pranishme në depozitat e yndyrës. Me sistemin e tretjes në një rregullim njëmujor, trupi juaj detoksifikohet natyrshëm, duke ju dhënë mundësinë për të vazhduar një mënyrë jetese më të shëndetshme përtej Ramazanit.

Rrit disponimin dhe ndikon tek qartësia mendore

Agjërimi mund të jetë një metodë për të ‘rimbushur’ trurin, duke nxitur rritjen dhe zhvillimin e qelizave të reja të trurit, duke mprehur përgjigjet ndaj informacionit në botën përreth nesh.

Studimet tregojnë gjithashtu se agjërimi gjithashtu mund ta bëjë trurin më elastik ndaj stresit, më të adaptueshëm ndaj ndryshimeve dhe mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore, kujtesën dhe madje edhe kapacitetin e të mësuarit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në