Trendy

E thirrën në rrugë dhe e futën në objekt në ndërtim, 17-vjeçari raportohet se u sulmua

Para 53 minuta

Një 17-vjeçar është raportuar se është kërcënuar dhe më pas sulmuar fizikisht pas një konflikti të mëparshëm mes fëmijëve të dy familjeve.

 

Rasti është raportuar më 15 shtator në Stacionin Policor në Gostivar nga nëna 45-vjeçare e të miturit, nga Banjica e Poshtme.

 

Sipas denoncimit, G.SH. fillimisht e ka kërcënuar 17-vjeçarin përmes telefonit dhe më pas e ka thirrur në rrugën „Beliçica“. Sipas raportimit, pasi kanë arritur në vend, G.SH., dy djemtë e tij dhe dy persona të tjerë, me përdorim të forcës, e kanë marrë 17-vjeçarin dhe shokun e tij B.E. dhe i kanë futur në një objekt në ndërtim.

 

Aty, sipas denoncimit, ata janë sulmuar fizikisht, ndërsa G.SH. dyshohet se ka përdorur rrip, duke i shkaktuar lëndime trupore 17-vjeçarit. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar.

 

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Trending