Maqedoni

Gashi priti Konjufcën në Kuvend

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 20, 2024, 02:06

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kolegun e tij nga Kuvendi i Republikës
së Kosovës, Glauk Konjufca.

Duke i uruar mirëseardhjen, Gashi konstatoi se të dy vendet kanë bashkëpunim të
shkëlqyer reciprok, që nga koha kur vendi e njohu pavarësinë e Kosovës. Është e
rëndësishme të ruhet dhe thellohet ky trend i marrëdhënieve të mira në periudhën e
ardhshme. Duke qenë se nuk ka çështje politike të pazgjidhura reciproke, fokusi duhet të
jetë në projektet infrastrukturore, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë, me qëllim të lehtësimit të
komunikimit dhe afrimit akoma më të madh të popujve.

Nga ana e tij, Konjufca e ka uruar Gashin për pozitën e re, si Kryetar i Dhomës
Ligjvënëse, pas zgjedhjeve të suksesshme, të cilat ishin test i demokracisë, seriozitetit
dhe pjekurisë së shtetit. Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për anëtarësimin e vendit tonë
në NATO dhe uroi anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Në vendin tonë
Kosova sheh partner të mirë dhe fqinj korrekt nga i cili merr mbështetje të vazhdueshme
ndër vite.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se qëllimi i integrimit evropian është i përbashkët,
ndajmë të njëjtën kornizë vlerash dhe orientimesh.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati