Afrim Gashi, kryetar i Alternativës dhe pjesë e koalicionit VLEN ka bërë të ditur se janë grumbulluar nënshkrimet për Arben Taravarin.
“Të dashur mbështetës të koalicionit VLEN, falë mbështetjes suaj gjithëpërfshirëse, nënshkrimet për kandidaturën e z. Arben Taravari për president të RMV-së e kanë tejkaluar numrin 10.000.
Edhe njëherë dëshmuam se populli është me ne dhe se ia VLEN të jesh në anën e duhur në këtë çast.
Ju faleminderit 10 mijë herë.
Vazhdojmë drejt fitores!” ka shkruar Taravari. /tetova1/