Trendy

Gjermania planifikon të shfuqizojë pushimin mjekësor pa vërtetim

Para 1 muaj

Qeveria e koalicionit në Gjermani ka paralajmëruar ndryshime në rregullat për pushimin mjekësor, sipas të cilave punonjësit do të duhet t’i dorëzojnë punëdhënësit vërtetimin mjekësor që në ditën e parë të sëmundjes.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta politike dhe kundërshtime nga komuniteti mjekësor.

Sipas rregullave aktuale, një punonjës duhet të paraqesë vërtetim mjekësor vetëm nëse mungesa për shkak të sëmundjes zgjat më shumë se tre ditë, pra nga dita e katërt. Megjithatë, punëdhënësit kanë të drejtë ta kërkojnë atë edhe më herët. Me planin e ri do të hiqet edhe mundësia që pushimi mjekësor të merret përmes telefonit, një praktikë e vendosur gjatë pandemisë së COVID-19.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se numri i ditëve të pushimit mjekësor në Gjermani është “tepër i lartë”, shkruan reuters.

“Ky është një vendim i vështirë, por nuk mund ta përballojmë më këtë disavantazh konkurrues të shkaktuar nga periudhat e gjata të mungesës në punë”, tha Merz. Ai shtoi se vendi po rikthehet te rregullat që ishin në fuqi para pandemisë, ndërsa kompanitë do të kenë mundësinë të bien dakord për zgjidhje të ndryshme me punonjësit.

Trending