Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet një 60-vjeçar nga Bogovina pasi qëlloi me armë në një festë familjare, plumbi dëmtoi çatinë e një shtëpie në Siniçan

Arrestohet një 60-vjeçar nga Bogovina pasi qëlloi me armë në një festë familjare, plumbi dëmtoi çatinë e një shtëpie në Siniçan

​Më 06.08.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria T.S. (60) nga fshati Bogovinë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se më 05.08.2026, rreth orës 23:00, ka qëlluar me armë zjarri në një festë familjare, me ç’rast një nga plumbat ka dëmtuar çatinë e shtëpisë së B.L. (66) nga fshati Siniçan i Tetovës.

​Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e T.S., me ç’rast në oborr janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe dy gëzhoja të pistoletës me gaz. Në lidhje me rastin, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e F.M. (50) në fshatin Bogovinë, ku në oborr janë gjetur gëzhoja të pistoletës me gaz.

​Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme