Trendy

Gjykata e Apelit rrëzon vendimin për lirimin e Gjorçevskit së shpejti do të ketë gjykim të ri

Para 46 minuta

Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski Palço, Velobor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev, por rrëzoi vendimin për babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili u lirua nga akuzat.

Gjyqtarët që vepruan në këtë rast besojnë se Gjykata Themelore Penale e Shkupit nuk i vlerësoi mjaftueshëm provat e Prokurorisë Publike (PP) kundër Gjorçevskit.

“Rekomandimi ynë është që të rivlerësohen provat, me indikacione specifike, veçanërisht deklaratat e të pandehurve të dhëna në Prokurorinë Publike, deklarata e nënës së Vanja Gjorçevskës dhe mesazhet në komunikimin Viber”, thanë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Shkupit në takimin e djeshëm me gazetarët.

Më parë, Gjykata Penale informoi se pas marrjes së vendimit, menjëherë do të caktojë një gjyq të ri për Aleksandar Gjorçevskin.
Vanja Gjorçevska dhe Pance Zhezovski u vranë në nëntor 2023.

Trending