Trendy

Haraçina po bëhet me stadium të ri, Beqiri fton qytetarët në ceremoninë e gurthemelit

Para 1 orë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së parë të punimeve, këtë të premte do të vendoset gurthemeli i stadiumit të ri.

“Pas përfundimit të fazës së parë, ku u përgatit terreni, vazhdojmë me fazën e dytë të punimeve për stadiumin.

Këtë të premte, në ora 14:00, do të bëhet hedhja e gurthemelit.

Ftojmë qytetarët të jenë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për Haraçinën.

Vazhdojmë!”, ka shkruar Beqiri.

Trending