Policia e Maqedonisë ka njoftuar për një rast mashtrimi – përvetësimi, transmeton TV21.
Një 39-vjeçar nga Tetova, tashmë është nën hetime për shkak të dyshimit se ka përvetësuar mbi 92 mijë denarë të kompanive të ndryshme. Ai, paratë nga mallrat që i ka dërguar tek klientë të ndryshëm, në vend se t’i dorëzojë tek kompanitë, i ka marrë për vete.
“SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër V.V.(39) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “përvetësim”. I denoncuari, i punësuar si dërgues në kompaninë private për postë të shpejtë, më 25.08.2023 ka mbajtur për vete 92.200 denarë nga porositë e dërguara, në vend që t’i dërgojë në subjektin juridik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.