CNN raporton se Irani ka nisur sulmin ndaj Izraelit, duke përdorur me dhjetëra dronë. Lajmi u konfirmua edhe nga një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. Daniel Hagari tha se po e vëzhgonin me vëmendje kërcënimin në hapësirën e tyre ajrore dhe shtoi se ky kërcënim do të dojë disa orë përpara se të mbërrijë në Izrael.
“Nëse do të zbulojnë kërcënime specifike që duan më pak kohë të mbërrijnë, do t’ju njoftojmë menjëherë”, tha zëdhënësi. Ai u kërkoi qytetarëve që të tregohen vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. “I njohim këto kërcënime dhe jemi përballur me to edhe në të shkuarën”, shtoi ai.
Sulmi u konfirmua edhe nga 4 zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.
SHBA paralajmëroi më herët se Iranin mund të sulmonte disa objektiva brenda në Izrael, në kundërpërgjigje për sulmin izraelit në konsullatën iraniane në Damask.
Për shkak të situatës tejet të tensionuar në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Joe Biden u rikthye në Washington, për të zhvilluar një mbledhje urgjente me ekipin e sigurisë kombëtare.
Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, Irani konfiskoi një anije mallrash pranë ngushticës së Hormuz me 25 anëtarë në bord. Sipas medias shtetërore iraniane, anija menaxhohet nga një kompani të lidhur me një biznesmen izraelit./tvklan.al