Trendy

Iu dha lamtumira e fundit 19-vjeçarit Kujtim Osmani nga Tetova që humbi jetën në Itali

Para 2 orë

Iu dha sot lamtumira e fundit 19-vjeçarit Kujtim Osmani në Varrezat e qytetit të Tetovës. Prokuroria italiane ka hapur dosje për vrasje nga pakujdesia, ndërsa sindikatat kërkojnë takim urgjent me prefektin: Treviso është provinca e parë e Venetos për vdekje në punë në vitin 2026.

TETOVË / MOTTA DI LIVENZA – Nuk ia doli Kujtim Osmani, punëtori 19-vjeçar nga Tetova, që të shtunën, më 19 shtator 2026, ra nga çatia e një hangari industrial në Motta di Livenza, në provincën e Trevisos në Itali. I riu ka ndërruar jetë në repartin e terapisë intensive të spitalit “Ca’ Foncello” në Treviso, ku ishte shtruar urgjentisht, pas dy ditësh luftë mes jetës dhe vdekjes. Vdekja u konstatua në mbrëmjen e 21 shtatorit, siç konfirmoi Ulss 2.

Sipas verifikimeve të Tetova News, Kujtimi ishte bashkë me babanë në punë kur ndodhi aksidenti, dhe babai e pa rënien e të birit. Ishte hera e dytë që i riu shkonte për të punuar në Itali. Familja Osmani jeton në Tetovë dhe e ka origjinën nga fshati Brodec i Malësisë së Tetovës.

Trending