Trendy

Ndahet nga jeta prokurori nga Struga, Xhemal Lloga

Para 2 orë

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin e drejtësisë në Strugë. Në moshën
60-vjeçare është ndarë nga jeta prokurori Xhemal Lloga nga Novosella e
Strugës.
Lloga për shumë vite ishte pjesë e sistemit të drejtësisë dhe ushtroi detyrën
e prokurorit në Strugë, duke lënë pas një periudhë të gjatë angazhimi
profesional.
Sipas informacioneve, ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të
afërmit, miqtë dhe kolegët.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, e enjte, në orën 15:00, në varrezat
e fshatit Novosellë.

Trending