Një skenar vjeshtë-dimër është gjithnjë e më i sigurt javën e ardhshme në Ballkan dhe në Maqedoni, shkruan sinoptikanti Slavço Popovski në portalin Meteoalarm.
Krahas reshjeve të dendura të shiut, transmeton Lideri.mk, javën e ardhshme presim edhe reshje të dendura bore në malet e rajonit.
Në disa vende, në male mund të formohet një mbulesë dëbore me lartësi 20 deri në 30 centimetra, e cila mund të jetë mbi 50 centimetra e lartë. Kjo vlen për vendet e larta malore në rajon./Lideri