Trendy

“Jemi gati të godasim sërish”, Izraeli i dërgon mesazh të drejtpërdrejtë Teheranit

Para 2 orë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Eyal Zamir, deklaroi se ushtria izraelite mbetet e gatshme të ndërmarrë veprime të reja kundër Teheranit nëse situata e kërkon.

“Jemi të përgatitur të kthehemi dhe të kryejmë një tjetër sulm të rëndë dhe të gjithanshëm kundër Iranit”, tha Zamir gjatë një vizite në stërvitjet ushtarake në veri të Izraelit.

Sipas tij, operacioni i fundit ndaj objektivave iraniane nuk përbën fundin e përballjes, por një fazë paraprake të një strategjie më të gjerë ushtarake.

“Sulmi që kryem në Iran ishte përgatitje për një goditje shumë më të rëndësishme dhe të fuqishme”, u shpreh kreu i ushtrisë izraelite.

Zamir foli edhe për zhvillimet në Libanin jugor, ku forcat izraelite vijojnë operacionet kundër Hezbollahut. Ai theksoi se ushtria do të vazhdojë presionin ushtarak ndaj grupit të mbështetur nga Irani.

“Do të vazhdojmë të veprojmë dhe të thellojmë dëmin e shkaktuar ndaj Hezbollahut”,deklaroi Eyal Zamir.

Komentet e shefit të shtabit vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli vazhdon operacionet në disa fronte dhe marrëdhëniet me Iranin mbeten tejet të tensionuara.

Trending