Maqedoni

Kalaja e Shkupit sërish mbetet një nga vendet më të bukura për turistët

October 16, 2024, 03:10

“Në këto momente ne ndodhemi në Kalanë e Shkupit. Ka kaluar shumë kohë, më konkretisht që nga viti 2011 këtu në Kalanë e Shkupit është bërë ndërprerja e të gjitha punimeve si dhe hapësira për vizitorët ka qenë e mbyllur, nga ku në këtë mënyrë, Kalaja është lënë tërësisht pas dore.

Megjithatë, për objektet të cilat ndodhen pas meje, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në 100 ditëshin e parë të qeverisjes premtoi realizimin e disa projektve të rëndësishme si dhe hapjen e muzeve si ajo e parahistorisë dhe e periudhes Osmane. Ndërsa tashmë pritet që punimet të fillojnë sa më parë me qëllim që Kalaja e Shkupit të kthehet në një vend më atraktiv dhe të frekuentuar”.

Kalaja e Shkupit është një monument i rëndësishëm historik, por për shkak të politikave nacionaliste të nisura nga ish qeveria e Nikolla Gruevskit dhe të pasuara nga qeveritë e tjera u la pas dore për 13 vjet rresht. Paralajmërimi i ministrit të kulturës për të bërë muzetë e premtuara para një dekade ngjall shpresa që të mos përsëritete kaluara.

Ndërkaq, turistët që i gjetëm këtu thanë për Tv-Shenja, se Kalaja ka një peisazh të mrekullueshëm. Ata theksojnë rëndësinë e historisë së saj si dhe njëkohësisht potencojnë se ky vend u ka lënë shumë përshtypje të mirë.

“Është vend shumë i mirë, dhe peisazhi është i mrekullueshëm dhe është një vend shumë historik. Në këtë Kala ne erdhëm më shokët ashtu siç ne kuptuam ky mund të jetë shteti më i rëndësishëm dhe poashtu këtu janë dy fe të ndryshme me sa munda të shoh, ajo krishtere dhe myslimane dhe ky është një shtet i mirë ne fakt”.

Ndërkaq, një turist tjetër i ardhur nga Turqia rëndit Kalanë si një ndër vendet më të mira.

“Unë jam turk dhe për historinë time është shumë e rëndësishme kjo Kala. Jo vendi më i mirë por një ndër vendet më të mira. Nuk kam dëgjuar ndonjë histori interesante për Kalanë, por po patjetër do të ua sygjeroja shokëve të mi që ta vizitojnë”.

Për më tepër, vizita në këtë Kala është një mundësi për të eksploruar historinë dhe për të kuptuar më mirë ndikimet që kanë formuar Shkupin ashtu siç ne e njohim sot. Ajo mbetet një pikë referimi për brezat e ardhshëm, duke i inkurajuar ata të ruajnë dhe vlerësojnë trashëgiminë e tyre kulturore.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj