Maqedoni

Kardiologia: Agjërimi ndihmon shëndetin e zemrës

February 27, 2025, 01:02

Kryetarja e Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin “Farabi” të Universitetit Teknik Karadeniz (KTU) prof. dr. Merih Kutlu tha se agjërimi ka shumë përfitime për shëndetin e zemrës.

Kutlu në deklaratën për Anadolu, duke theksuar se agjërimi është i dobishëm për shëndetin e zemrës, tha: “Studimet kanë treguar se kolesteroli i keq (LDL) zvogëlohet dhe kolesteroli i mirë (HDL) rritet gjatë Ramazanit dhe disa muaj në vijim. Agjërimi përmirëson inflamacionin dhe ka efekte pozitive në ndjeshmërinë ndaj insulinës”.

Duke folur për përfitimet psikologjike të agjërimit, ajo tha: “Agjëruesi qëndron larg mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve negative. Nga ana shpirtërore, ai pastron dhe relakson shpirtin. Të gjitha këto ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veçanërisht prirjen ndaj depresionit”.

Ndërkaq ajo paralajmëroi se agjërimi nuk është i sigurt për pacientët me insuficiencë të avancuar të zemrës dhe ata që kanë pësuar sulm në zemër, kanë kaluar nga operacion ‘bypass’ ose vendosje stenti në 1-2 muajt e fundit.

“Ata, tek të cilët presioni i gjakut është nën kontroll me ilaçe mund të agjërojnë”, tha Kutlu.

Kutlu tërhoqi vëmendjen se në iftar nuk duhet ngrënë shumë ushqim. “Kur një person ha shumë, ata vendosin më shumë ngarkesë në zemër, që do të thotë se ndodhin rrahje të shpejta. Zemra rreh më shpejt dhe presioni i gjakut rritet. Të gjitha këto janë të dëmshme për personat me sëmundje të zemrës, sepse qarkullimi i gjakut në zemër është i dëmtuar. Studimet kanë treguar se shumica e rasteve të sulmit në zemër gjatë Ramazanit ndodhin pas iftarit”, u shpreh ajo duke shtuar:

“Është e rëndësishme që personat me sëmundje të zemrës të mos hanë shumë dhe menjëherë. Ata në fakt mund ta ndajnë kohën ndërmjet iftarit dhe syfyrit në tre. Të hanë diçka të lehtë në iftar dhe më pas përsëri 2-3 orë më vonë, dhe në fund përsëri në syfyr. Në fakt, kjo vlen për të gjithë ne”.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore
IMG_2630
Fundjava e zgjatur, qytetarët ia mësyjnë Kosovës! Numër i shtuar i veturave në pikën kufitare “Bllacë”
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit