Maqedoni

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

June 21, 2024, 09:06

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami në prezantimin e prioriteteve të qeverisjes së VLEN në mandatin katër vjeçar theksoi se VLEN si pjesë e Qeverisë së re, do të zbatojë pikat e programit e saj, ndër të cilat është Decentralizimi i plotë lokal.

Gjithashtu ai deklaroi se në qeverinë VMRO-VLEN do të fuqizohen komunat do të jenë niveli kryesor shtetëror, sa i përket investimeve, administratës, rendit civil dhe shërbimeve publike. “VLEN si pjesë e Qeverisë së re, do të zbatojë pikat e programit e saj, ndër të cilat është Decentralizimi i plotë lokal.

Ne do të zbatojmë praktikën europiane të decentralizimit, që do të thotë: më shumë buxhet dhe më shumë fuqi vendimmarrëse për komunat tona, më shumë zhvillim dhe më shumë barazi për qytetarët tanë, duke i marrë modelet e shteteve të zhvilluara si Gjermania dhe Belgjika.

Poashtu në programin e VLEN edhe të Qeverisë, i cili së shpejti do të miratohet në Kuvend, nga buxheti i shtetit, vetëm për vitin 2024, do të ndahen mbi 100 milionë euro për komunat, me qëllim zhvillimin sa më të shpejtë komunal dhe realizimin urgjent të projekteve më të domosdoshme për qytetarët e komunave.

E gjithë kjo, që komunat, me investimet e tyre të kalojnë në pragun e çdo qytetari, pavarësisht a jeton në Qendër të qytetit, ose në viset më malore të vendit. Për këtë Komuna e Tetovës dhe komunat tjera të udhëhequra nga VLEN, veçse po përgatisim projektet për të cilat do të kërkojmë buxhet nga Qeveria. Tani, me qeverisjen e VLEN, Komunat do të jenë niveli kryesor shtetëror, sa i përket investimeve, administratës, rendit civil dhe shërbimeve publike.” – deklaroi Kasami.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler