Për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu nga ana e njësiteve speciale ka reaguar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
“Gazetari Furkan Saliu të lirohet menjëherë!
Të arrestohet gazetari sepse po bënte punën e tij, kjo qenka liria e fjalës në vendin tonë. Jemi me Furkanin dhe me çdo gazetar tjetër që i shërben të vërtetës dhe publikut!
Kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për rastin në fjalë. Pyesim publikisht kryeministrin teknik se pse nuk reagon për sulmin brutal ndaj fjalës së lirë?!”, ka shkruar Kasami.