Trendy

Kryeziu: OSBE i kërkoi Kosovës të tërheq Policinë Speciale nga Veriu, planin e hartoi Bujar Osmani

Para 1 vit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se plani nëntëpikësh i OSBE-së për depërshkallëzim të situatës në veri, është hartuar nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Kryeziu ka thënë se është një rast tjetër “ku shqiptarët e shohin Kosovën me sy të ndërmjetësve ndërkombëtarë”.

Osmani është kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi. Pa e dëmtuar sovranitetin e pa rrezikuar sigurinë. Në katër komunat në veri ka më shumë normalitet se kurdoherë tjetër. Sa herë që ka patur tensione, ato janë shkaktuar nga struktura e organizime kriminale. Dorëheqje të kryetarëve nuk ka. Ka trasim të një procesi ligjor e demokratik drejt zgjedhjeve të reja në këto komuna që respekton edhe kushtetutshmërinë e legjislacionin, por edhe vullnetin e qytetarëve. E kur të mbahen, ato do të jenë të lira e demokratike. Nuk kanë qenë gjithmonë ashtu”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Trending