Maqedoni, kapen 30 steka me cigare në një autobus me targa të Turqisë

Para 6 muaj

Gjatë ditës së sotme, policia ka kapur 30 steka me cigare në afërsi të Negotinës, përcjelll TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, cigaret janë kapur te një autobus “MAN”, me targa të Turqisë.

“Pas kontrollit të bagazheve të pasagjerëve, tek personi K.G (49) nga Republika e Turqisë janë gjetur 30 steka me cigare”, thonë nga MPB, duke shtuar se për rastin është njoftuar Drejtoria e Doganave.