Maqedoni

Maqedonia do ta rrisë buxheti për mbrojtje! Në vitin 2025, 8.5 miliardë denarë për modernizimin e Armatës

October 9, 2024, 01:10

Qeveria do të vazhdojë të investojë në modernizimin e Armatës dhe resurset njerëzore theksoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, me rastin e 100 ditë qeveri, përcjell TV21.

Për momentin në proces të furnizimit janë disa automjete të lehta të blinduara, transportues të blinduar, pajisje kundër mbrojtjes ajrore, helikopterë, pajisje inzhinerike dhe pajisje për njësitë speciale. Siç thotë Misajllovski, me qëllim të modernizimit të Armatës do të rritet edhe buxheti. Sipas planeve të tyre, buxheti për vitin 2025 duhet të jetë 2,4% të Buxhetit të përgjithshëm shtetëror.

“Shprehur me përqindje dhe para propozim buxheti i Ministrisë së mbrojtjes për vitin 2025 kemi paraparë që të jetë 2.4%, përkatësisht rreth 23 miliardë denarë. Për paga dhe kompensime planifikohen 30% dhe për blerjen e pajisjeve dhe modernizim gjithashtu 30%, përkatësisht 7% nga deri më tani. Realizimi i Buxhetit në Ministri në këtë moment më 01.10 është 73%”, deklaroi Vllado Misjallovski, ministër i Mbrojtjes.

Ministri zbuloi se Ukraina përsëri ka kërkuar ndihmë ushtarake por edhe ndihmë tjetër, duke shtuar se do t’u dilet në ndihmë nëse pajisjet që kërkohen nuk do të ulin apo prish funksionimin e Armatës maqedonase.

Misajllovski njëherë zbuloi se nga njëra anë është shfuqizuar marrëveshja me Kompaninë për ushqim për Armatën. Ai thotë se rreth 60 pjesëtarë të Armatës janë helmuar për shkak të ushqimit të pasigurt që ka ofruar kompania, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë gjetur disa baktere në hapësirat e punës së kompanisë që ka kryer ketering të ushqimit, por nuk i ka larguar pas vërejtjes së parë./tv21.tv

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj