I ftuar në DailyClick në TV21, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti tha se Fronti Europian po qëndronte te dera me kërkesa shumë të ulëta, vetëm për t’u bërë pjesë e Qeverisë.
“Pati deklarime publike edhe nga eksponentët e VMRO-së, dy orë para se të zgjidhet z.Gashi kryetar i parlamentit kanë shkuar me kërkesën apo me ofertën që muds të hynë në qeveri pa kryetar parlamenti, vetëm me katër resorë politik”, tha Izet Mexhiti për Frontin Europian.