Maqedoni

Mickoski: Çmime më të lira në vjeshtë

October 6, 2024, 10:10

Kryeministri Hristijan Mickoski konsideron se shporta vjeshtore ka mundësuar uljen e çmimeve të produkteve të caktuara, veçanërisht të produkteve të drithërave, për rreth 10 për qind. Kjo, shton ai, e plotësuar me shportën e nxënësve, që ka mundësuar në uljen e çmimeve të reduktimin e produkteve të caktuara deri në 20 po edhe 30 për qind, mundëson kursime për qytetarët. Sipas tij, në përmirësimin e standardit kontribuon gjithashtu inflacioni i ulët, i cili, siç tha ai, në gusht arrin në 2,2 për qind.

“Më duhet të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur me atë që po ndodh në tregje të caktuara, jo në të gjitha, sepse në disa, për fat të keq, kemi edhe sjellje spekulative. Por ku çmimet ulen, ato ulen me këtë të ashtuquajtur shportë konsumatore vjeshtore diku edhe më shumë se 10 për qind. Kjo vlen veçanërisht për produktet e drithërave”, tha Mickoski.

Ai shtoi se me të ashtuquajturën shportë të nxënësve disa nga produktet u ulën edhe për 20, e diku edhe për 30 për qind. Kjo, shprehet ai, është kursim i madh për qytetarët që gjithashtu ndikon në standardin. Përveç kësaj, tha ai, është mirë për standardin e jetesës së qytetarëve që në gusht norma e inflacionit ishte 2,2 për qind

“Jo shumë kohë më parë, një vit më parë, shkalla e inflacionit ishte 20 për qind dhe kjo ishte një goditje e drejtpërdrejtë për standardin e qytetarëve. Tani kemi çmime të ulëta, inflacion që është më i miri në rajon dhe më i miri në Evropë dhe do të miratojmë masa dhe politika për ta ulur atë në mënyrë plotësuese. Ju kujtohet qeverinë e mëparshme që thoshte se inflacioni është i importuar, ndonëse në atë moment ishte dy herë më i lartë sesa i vendeve të BE-së. Tani është dy herë më i ulët se vendet e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri.

Ai shtoi se si Qeveri vazhdojnë të punojnë me përkushtim, me përgjegjësi dhe ndershmëri. Neve, tha ai, na paguajnë qytetarët dhe duhet të dëgjojmë zërin e popullit, sepse nuk ka alternativë tjetër.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler