Trendy

MPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafik

Para 1 orë

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinioni se në periudhën e kaluar janë vërejtur sulme “phishing” që kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, emaileve, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.“Mesazhet e rreme dyshohet se vijnë nga Departamenti i Automjeteve Motorike si një njoftim nga sistemi “Safe City” dhe përmbajnë link të rremë përmes së cilës qytetarët ridrejtohen për të bërë një pagesë për një shkelje të dyshuar të trafikut”.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur përdorin internetin, të mos hapin linqe dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale, siç janë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara, të kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare, të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhe të dyshimta në institucionet kompetente ose në bankën kompetente”.

“Njoftimet SMS për një shkelje të kryer duhet të jenë nga dërguesi “MVR-SC”. Teksti duhet të përmbajë domosdoshmërisht targën e automjetit që ka kryer veprën penale, dhe një link të formatit të mëposhtëm “https://safecountry.mvr.gov.mk…”. Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme vazhdon me hetime aktive dhe marrjen e masave për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të këtij lloji mashtrimi”, thonë nga MPB.

Trending