Bota

Në prag të Ramazanit, hapet xhamia më e madhe në botë pas Mekës dhe Medinës

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 27, 2024, 01:02

Përpara muajit të shenjtë të Ramazanit, Algjeria ka inauguruar xhaminë e tretë më të madhe në botë dhe xhaminë më të madhe në Afrikë, e cila ishte vonuar për vite me radhë për shkak të ndryshimeve politike.

Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune të hënën përuroi zyrtarisht Xhaminë e Madhe të Algjerit në bregdetin mesdhetar të kombit të Afrikës Veriore.

E njohur në vend si Djamaa El-Djazair, ajo përmban minaren më të lartë në botë me 265 metra, mund të strehojë 120,000 njerëz dhe është xhamia më e madhe në botë vetëm pas vendeve më të shenjta të Islamit në Mekën dhe Medinën e Arabisë Saudite, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ajo u ndërtua gjatë shtatë viteve në formën e një strukture moderniste që shtrihet në pothuajse 70 hektarë e dekoruar me dru dhe mermer dhe përmban detaje arabe dhe afrikano-veriore. Thuhet se ka një platformë uljeje me helikopter dhe një bibliotekë që mund të strehojë deri në një milion libra.

Hapja zyrtare e xhamisë e lejon atë të presë shumë besimtarë dhe ngjarje publike gjatë muajit të Ramazanit, i cili fillon rreth datës 10 mars.

Por ngjarja e inaugurimit të saj ishte kryesisht ceremoniale, pasi ka qenë e hapur për turistët ndërkombëtarë dhe vizitorët shtetërorë në Algjeri për rreth pesë vjet, dhe u hap për herë të parë për lutje në tetor 2020, pasi bota përballej me COVID-19.

Algjeria tani krenohet me xhaminë më të madhe jashtë vendeve më të shenjta në Islam, por si raporton Al Jazeera projekti është shënuar nga vite vonesa dhe tejkalime të kostove. Gjithashtu është kritikuar se dyshohet se është ndërtuar në një zonë me rrezik sizmik, por qeveria e ka mohuar këtë. /Reporteri.net/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve