Bota

Netanyahu: Pushtimi izraelit në jug të Sirisë do të jetë i përhershëm

February 26, 2025, 10:02

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sërish se pushtimi izraelit në jug të Sirisë do të jetë i përhershëm, transmeton Anadolu.

Duke folur përmes video-konferencës në një program të organizuar nga Komiteti i Veprimit Politik Amerikano-Izraelit (AIPAC) në Washington, Netanyahu tha se “Ushtria izraelite do të qëndrojë në majën e malit Hermon (Jabal al-Sheikh) në Siri”.

Ai theksoi se do të vazhdojnë të qëndrojnë në “zonën tampon” ngjitur me rajonin ndërsa pretendon se nuk do të lejojnë praninë e ushtrisë siriane në jug të Damaskut.

Më tej Netanyahu ka pretenduar se rajoni do të çmilitarizohet.

– “Aleanca SHBA-Izrael nuk ka qenë kurrë më e fortë”

Duke kujtuar takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump, Netanyahu tha se takimi në fjalë ishte takimi më i rëndësishëm që ai ka patur me një president të SHBA-së. “Aleanca SHBA-Izrael nuk ka qenë kurrë më e fortë”, tha ai.

Netanyahu falënderoi presidentin amerikan Trump për sigurimin e shitjeve të reja të armëve ndaj Izraelit.

Ai iu referuar sulmeve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Netanyahu tha se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në kampet e refugjatëve palestinezë në rajon dhe dha mesazhin se sulmet do të jenë afatgjata.

Lidhur me pushtimin izraelit në Siri, Netanyahu përdori deklaratën e njëjtë që dha gjatë një ceremonie diplomimi ushtarak ku ai mori pjesë më 23 shkurt.

Populli sirian ka protestuar në pjesë të ndryshme të vendit kundër deklaratave të Netanyahut.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_9221
Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale
IMG_9204
Vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë
IMG_9190
Taravari: 84 pacientë po mjekohen në klinikat e Shkupit, 51 jashtë vendit, numri do rritet!