Trendy

Pension edhe me 13 vite stazh: Mund të blihen deri në dy vite për plotësimin e kushtit

Para 36 minuta

Personat që kanë arritur moshën e pensionimit, por nuk kanë 15 vite stazh pensional, mund të kenë mundësi të plotësojnë deri në dy vite stazh, nëse kanë të paktën 13 vite stazh, njoftoi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski.

 

Sipas zgjidhjes ligjore të propozuar, masa do të vlejë për personat që nuk janë më të siguruar aktivisht dhe kanë mbushur 62 vjeç për gratë, respektivisht 64 vjeç për burrat.

 

Do të mund të blihen maksimumi 24 muaj stazh, me çka plotësohet minimumi ligjor prej 15 vitesh për pension.

 

Baza për llogaritjen e kontributit do të jetë 50 për qind e pagës mesatare të vitit paraprak.

 

Velkovski dha si shembull një pagë mesatare neto prej 45.000 denarësh. Në këtë rast, baza do të ishte 22.500 denarë dhe, me kontribut prej 19,9 për qind, një muaj stazh do të kushtonte rreth 4.478 denarë, ndërsa për 24 muaj rreth 107.460 denarë.

 

Pas pagesës së stazhit, pensioni do të llogaritet sipas formulës së rregullt ligjore, në varësi të viteve të stazhit dhe të ardhurave të deklaruara gjatë periudhës së punës.

 

Velkovski njoftoi gjithashtu se Qeveria po shqyrton ristrukturimin e shtyllës së dytë pensionale, dhe jo shfuqizimin e saj.

Trending