Lajme

Pensionistët në Tetovë ankohen për të ardhurat e ulëta mujore: Nuk mund të mbulohen të gjitha shpenzimet

March 5, 2024, 07:03

Pensionistët në Tetovë ankohen për të ardhurat e ulëta mujore. Thonë se me pensionet që marrin është e pamundur të mbulohen të gjitha shpenzimet.

“Çdo ditë që futesh në market gjërat janë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk dëgjuam një herë të ulen çmimet. Nën 30.000 s’mundesh kot, nuk ia del muajit, unë marr 20.000 po smund t`ia dal, 13.000 rryma më ka ardhur çka të bëj”, tha një pensionist.

“Të ju them të drejtën nën 25.000 problem shumë është, vetëm rritja lineare do ishte zgjidhje, gjithë duam të jetojmë të hamë kjo është puna”, u shpreh një tjetër pensionist.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë, të cilëve u premtoi zgjidhje.

“Këto ankesa që i dëgjuam këto dy muaj fillimisht do ti analizojmë dhe pas tetë majit menjëherë do futën në punë për realizimin e këtyre kërkesave”, deklaroi Gjoko Vellkovski, ministër i PPS.

Por kryetari i Shoqatës thotë se premtime të tilla ka pasur vazhdimisht.

“Pa ndryshimin e ligjit për pensionet nuk mund të vjen assesi deri tek plotësimi i kërkesave tona siç është rritja lineare e pensioneve sepse Ligji parasheh vetëm rritje në përqindje. Kur ka zgjedhje vijnë funksionarët ka pasur edhe para dhe premtojnë por premtimet ngelin premtime”, deklaroi Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.

Pensionistët në Tetovë njihen për të ardhura të ulëta në krahasim me pensionistët e tjerë të shtetit, pasi shumica e tyre kanë punuar në fabrika të tekstilit dhe me të ardhura jo të mira. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler