Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, më 7 qershor rreth orës 19:00, kanë privuar nga liria A.R. (41) nga fshati Dobërdoll i Tetovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë”, përcjell tetova1
Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur në pikën pagesore në Zhelinë, në autostradën Shkup–Tetovë, ku A.R. e ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë N.Xh. (28) nga fshati Reçicë e Vogël.
Sulmi është ndërprerë nga zyrtarët policorë që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, pas së cilës i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.R. do të parashtrohet kallëzimi përkatës./tetova1.mk










