Trendy

Punonjësit e lojërave të fatit protestojnë para Kuvendit kundër ligjit të ri për bixhozin

Para 7 orë

Të punësuarit nëpër kompanitë e lojërave të fatit protestuan para Kuvendit. Shoqatat e tyre organizuan disa herë protestë kundër propozim-ligjit të bixhozit e basteve sportive. Thonë se nëse miratohet ligji i ri për lojërat e fatit do ta dëmtojë një sektor ekonomik me më shumë se 10 mijë të punësuar, i cili, sipas përfaqësuesve të “APIS dhe ASOM” është punëdhënësi më i madh privat në vend, nga e cila varen mbi 350 milionë euro të ardhura vjetore buxhetore.

“Një ligj i përgatitur në këtë mënyrë në afat të mesëm do të krijojë kaos në shoqëri që do të jetë i vështirë për t’u parandaluar. Prandaj, ne besojmë se është e nevojshme të përballemi me argumentet në godinën ligjvënëse dhe më e rëndësishmja, që publiku të ketë një ide të saktë se çfarë dëmi do të shkaktojë miratimi i këtij Projektligji”, tha Goran Stoimenov – përfaqësues i Shoqatës “Apis”.

Këto dy shoqata, paraqitën një kërkesë zyrtare në Kuvend për të organizuar një debat publik në lidhje me Projektligjin për lojërat e fatit. Në përputhje me nenin 129, paragrafi 2 i Rregullores së Punës, ata i dërguan kërkesë Presidentes, Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet dhe koordinatorëve të të gjitha grupeve parlamentare.

“Për një kohë të gjatë, lojërat e fatit kanë qenë shënjestër e një fushate negative në të cilën hidhen shpifje të ndryshme ndaj tyre. Objektet legale nuk janë kërcënim për të rinjtë! Kërcënim për të rinjtë është populizmi, i cili duke mbyllur këtë sektor ekonomik do t’i bëjë të rinjtë një shënjestër të lehtë për kumarin e paligjshëm që do të organizohen nëpër bodrume, dhe shteti nuk do të ketë kontroll”, potencoi Goran Stoimenov – përfaqësues i Shoqatës “Apis”.

Përmes kësaj proteste ata kundërshtojnë propozim-ligjin e ri që parashikon distancë prej 500 metrash të kazinove, bastoreve dhe të gjitha formave të tjera të kumarit nga shkollat fillore dhe të mesme, objektet fetare. Nga ana tjetër, organizatat anti-bixhoz kanë pasur protesta të vazhdueshme që objektet e kumarit të largohen plotësisht nga qytetet dhe të vendosen në periferi sikurse në disa vende të tjera dhe sipas standardeve të jenë të integruara vetëm në objektet hotelierike.

Trending