Maqedoni

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Autori

Autori

Portali Tetova

April 24, 2024, 09:04

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është në dispozicion në gjuhët maqedonase, shqipe, turke, serbe, rome dhe vllahe.

Udhëzimet e plota të votimit të lëshuara nga KSHZ-ja po i përcjellim në tërësi:

Votimi bëhet personalisht në vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në PDK/KP.Këshilli Zgjedhor i pyet në mënyrë të detyrueshme votuesit për çfarë lloj zgjedhjeje duan të votojnë ose nëse duan të votojnë për të dyja zgjedhjet, u shpjegon mënyrën e votimit dhe u mundëson votën.Votuesi mund të paraqitet në qendrën e votimit vetëm një herë për të ushtruar të drejtën e tij të votimit.Votuesi dorëzon dokumentin për identikim personal – letërnjoftim ose dokument udhëtimi të vlefshëm, përkatësisht për Zgjedhjet Presidenciale 2024, letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga 24 korrik 2023 deri më 24 prill 2024, dhe për zgjedhjet parlamentare letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga 8 gusht 2023 deri më 8 maj 2024.Votuesi vendos gjurmën e gishtit tregues të dorës së djathtë në pajisjen biometrike të identikimit dhe nëse votuesi nuk ka gishtin tregues të djathtë, merret shenja e gishtit tregues të dorës së majtë, ose në rast se votuesit i mungojnë këta dy gishta, merret gjurmë e gishtit të radhës të dorës së djathtë.Nëse votuesi nuk ka dy duar, votuesi futet në pajisjen teknike duke kërkuar numrin e tij unik të identikimit (NUI).Nëse PIBV nuk mund të gjejë përputhjen e gjurmës së gishtit me gjurmën e gishtit të votuesit në listën elektronike të votuesve, votuesi futet në PIBV duke lexuar dokumentin personal në skanerin MRZ ose duke futur numrin unik të identikimit (NUI) dhe atëherë votuesi lë gjurmën e gishtit në PIBV.Pas konrmimit të identitetit, votuesi vendos nënshkrimin e tij në ekstraktin përkatës nga Lista zgjedhore për llojin e zgjedhjes për të cilën ka vendosur të votojë.Fleta e votimit shkëputet nga kalliri sipas rendit numerik, duhet të vuloset në pjesën e përparme në vendin e caktuar për vulë dhe më pas t’i jepet votuesit.Votuesi merr fletën e votimit për zgjedhjet për të cilat ka vendosur të votojë dhe ka nënshkruar ekstraktin përkatës nga Lista zgjedhore.Votuesi voton i vetëm, fshehurazi pas një ekrani votimi.Votuesi voton duke rrethuar numrin rendor përpara titullit/emrit në listë me stilolaps me ngjyrë të kaltërt.Votuesi vendos fletën e votimit të palosur në kutinë e votimit.Votuesi merr dokumentin personal të identikimit.Votuesi që ka aftësi të kuzuara zike ose është analfabet dhe për rrjedhojë nuk mund të votojë në mënyrën e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ka të drejtë të sjellë me vete një person që do ta ndihmojë gjatë votimit. Nëse ai/ajo nuk sjell me vete një person që do ta ndihmojë gjatë votimit, atëherë Këshilli zgjedhor do të caktojë një person tjetër nga radhët e votuesve. Personi nuk duhet të ndikojë në vendimin e votuesit.Ndalohet votimi familjar dhe në grup, si dhe votimi për një person tjetër.Ndalohet fotogrami i fletës së votimit me celular ose aparat fotograk.Në qendrën e votimit ndalohet mbajtja e armëve.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA