Një denoncim që ka arritur në redaksinë e Pa Censurë nga një maturant i mjeksisë, tregon një vendim skandaloz të sjellë nga ministrja e Arsimit. Vesna Janevska, me të cilin maturantët e mjeksisë rrezikojnë të ngelin pa u regjistruar në fakultet. Sipas denoncimit, një ditë para shpalljes së rrezultateve, universitetet kanë njoftuar aplikuesit që kanë dhënë maturën profesionale që ti tërheqin dokumentet sepse sipas vendimit në të cilin thirren, ata nuk kanë të drejtë të regjistrohen në fakultete tjera por vetëm në mjeksi.
“Çka na kanë bo neve është padrejtësi e madhe. Kemi kry shkollën e mesme të mjekësisë, e kemi kalu maturën profesionale, kemi apliku në fakultete edhe kemi pagu nga 800 denarë për çdo aplikim.
Kemi prit rezultatet, edhe tash në fund, vetëm një ditë para se me dal rezultatet, na kanë dal me rregullore që nuk na lejohet me vazhdu fakultet jashtë drejtimit të mjekësisë, thojne kena urdher prej ministreshes nuk mund te ju pranojme, i pyesin pse nuk keni tregu para se me be maturen, para se me apliku po kur aplikum edhe na murret paret edhe na hupet afatin e pare, thojne hajde merrni dokumentat as paret nuk mund t’ua kthejm, ashtu është urdhri”, shkruan maturanti i shqetësuar për fatin e studimeve të tij universitare.
Ai thotë se përveç vitit të humbur, aplikuesit kanë humbur edhe paratë e pagesës së aplikimit.
“Fakultetet na kanë kontaktu me i tërheq aplikimet. Na e kanë hup afatin e parë, paret që i kemi pagu nuk na i kthejnë, e krejt kjo pa na tregu me kohë.
Sinqerisht, nuk është aspak në rregull. Nëse ka pas rregullore të tillë, është dashtë me na tregu para se me apliku, jo tash në fund kur i kemi kry krejt procedurat. Na kanë humb afatin, na kanë humb paret edhe na kanë lanë pa mundësi me vazhdu shkollimin që kemi zgjedh vetë. Kjo është padrejtësi ndaj neve nxënësve”, thuhet në reagimin e maturantit.











